Blerja e pronës
1. Jeni pronar trualli dhe keni nje marreveshje për pjesët takuese? Jeni klient që keni prenotuar një apartament, garazh, dyqan, njësi shërbimi, depo, etj.? Atëherë, nëse ju nevojitet të regjistroni e një marrëveshje që keni lidhur me shoqërinë ndërtuese, ju mund të përdorni shërbimin Aplikim për regjistrimin e akteve noteriale që lidhen ndërmjet zhvilluesit të pronës dhe pronarëve të truallit apo me subjektet e treta
* Tek seksioni “shërbimet”, shtoni edhe shërbimet ASHK_I4 (Lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale) dhe ASHK_I5 (Lëshim kopje kartele të pasurisë). Pasi të bëni pagesën e shërbimit, së bashku me kopjen origjinale të marrëveshjes që po regjistroni, dërgojeni me postë, në adresën e ASHK përkatëse;
** Kujdes! Ju nevojitet që tek aplikimi, të shënoni sasinë e aplikimit, për aq njësi saj u përfitoni. Psh: Nëse ju përfitoni 1 apartament dhe 2 garazhe, atëherë sasia e shërbimit do të jetë 3!
2. Keni blerë një pronë të paluajtshme? Jua kanë dhuruar? Keni blerë me kusht apo rezervë? Atëherë ju nevojitet të përdorni shërbimin Aplikim për regjistrim të kontratës së shitjes, shkëmbimit, ose dhurimit, me rezervë/kusht të pasurisë së paluajtshme
* Tek seksioni “shërbimet”, shtoni edhe shërbimet ASHK_L1 (Lëshim certifikate pronesie), ASHK_I4 (Lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale) dhe ASHK_I5 (Lëshim kopje kartele të pasurisë). Pasi të bëni pagesën e shërbimit, së bashku me kopjen origjinale të marrëveshjes që po regjistroni, dërgojeni me postë, në adresën e ASHK përkatëse;
** Kujdes! Ju nevojitet që tek aplikimi, të shënoni sasinë e aplikimit, për aq njësi saj u përfitoni. Psh: Nëse ju përfitoni 1 apartament dhe 2 garazhe, atëherë sasia e shërbimit do të jetë 3!
3 . Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, tokë (truall apo tokë bujqësore) dhe ndërtesë, tatohet 15 për qind të fitimit kapital të realizuara. Individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, paguan tatimin para kryerjes së regjistrimit të aktit të kalimit të pasurisë, në përputhje me aktet dhe procedurat ligjore në fuqi. Pasuria e paluajtshme e kaluar, nuk regjistrohet pa provuar pagimin e këtij detyrimi pranë zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Për këtë arsye mund t’ju duhet të konsultoheni me linkun e mëposhtëm për llogaritjen e detyrimit:
4. Jeni pronar i nje toke? Apo kerkoni te blini nje te tille? Keshillohuni me Harten e Vlerave per te parë sa është minimalja e vlerës së tokës, sipas legjislacionit në fuqi
5. Jeni i interesuar të blini apo të shisni një pasurie të paluajtshme apartament? Dyqan? Garazh? Zyrë? Atehere ju nevojitet të dini sa është vlera e pronës suaj sipas legjislacionit në fuqi, si dhe për të bërë përllogaritjen e taksës së kalimit të pronësisë