Hyrje

Duke përdorur këtë faqe web dhe aplikacionin tonë ju jeni keni rënë dakord me përdorimin e informacionit tuaj siç përshkruhet në këtë Deklaratë të Privatësisë. Ne bashkëpunojmë me persona të tretë të cilët kanë faqet e tyre web të cilat nuk menaxhohen dhe nuk sigurohen prej nesh. Këto faqe interneti, sikurse edhe materiale të tjera që referojnë në struktura online që mund të lidhen me këtë faqe interneti, nuk menaxhohen nga kjo Deklaratë Privatësie. Ne inkurajojmë vizitorët dhe përdoruesit tanë që të rishikojnë secilën prej këtyre deklaratave të privatësisë përpara dhënies së informacioneve personale.

Kjo Deklaratë Privatësie mund të amendohet kohë pas kohe me deklarata privatësie që janë specifike për fusha të caktuara të këtij website (p.sh.: rekrutimet). Përdoruesit do të njoftohen përmes emailit të regjistruar në faqen dhe në aplikacionin tonë për çdo përditësim të kushteve të deklaratës së privatësisë. Ndërkohë që ne inkurajojmë vizitorët tanë të shikojnë deklaratën e privatësisë për çdo përditësim të mundshëm.

Informacioni në këtë faqe nuk mund të konsiderohet në asnjë mënyrë si një zëvendësim për këshilla profesionale për çështje ligjore, financiare ose çështje të pasurive të patundshme. Përdoruesi do të jetë përgjegjësi i vetëm për përdorimin e faqes. Vatra Ventures është përgjegjës vetëm për ruajtjen e faqes por nuk jep asnjë garanci për saktësinë, sinqeritetin, ligjshmërinë, cilësinë ose besueshmërinë e informacionit të përfshirë në faqe dhe rezultateve të marra nëpërmjet aksesit ose përdorimit të Faqes. Pavarësisht nga e mësipërmja, përdoruesi merr të gjitha përgjegjësitë për çdo dëm që mund t’i vijë atij në sistemin e tij kompjuterik për shkak të aksesit dhe përdorimit të faqes.

Vatra Ventures, administratorët e saj, zyrtarët dhe agjentët janë të shkarkuar nga çdo përgjegjësi për ndonjë humbje ose dëmtim direkt ose indirekt të shkaktuar ndaj çdo destinatarit i cili me mirëbesim është mbështetur në faqe, çfarëdo qoftë përmbajtja e saj.

Mbledhja e informacionit

Si vizitor ju nuk do të dorëzoni asnjë të dhënë personale për të përdorur faqen e internetit. Për të marrë shërbimet e plota të aplikacionit dhe për të marrë njoftimet rreth shërbimeve që ju preferoni është e nevojshme të regjistroheni si përdorues.

Përmes faqes së webit/aplikacionit ne mbledhim të dhënat personale që jepen në mënyrë specifike dhe vullnetare nga vizitorët që dëshirojnë të bëhen përdorues.

Ky informacion konsiston në, por nuk është i kufizuar tek:

  • emri

  • adresa e emailit

  • numrat e telefonit

  • karta e kreditit

Ne ruajmë çdo informacion, përmbajtje apo të dhëna që ju mund të jepni.

Informacionet log, cookies dhe web beacons

Ky website mbledh informacione standarde të regjistrimit në internet duke përfshirë:

  • adresën IP

  • llojin e browser-it dhe gjuhën

  • kohën e hyrjes

  • adresën referuese të faqes së internetit

Për të siguruar që ky website është i menaxhuar mirë dhe për të mundësuar një përdorim sa më të mirë, ne ose burimet e shërbimeve tona mund të përdorim:

  • cookies (file me tekste të vogla të ruajtura në browser)

  • web beacons (imazhe elektronike që lejojnë websitin të numërojë vizitorët)

Hyperlinket

Hyperlinket rrisin navigacionin e përdoruesit sepse lejojnë akses të lehtë në informacionet apo faqet e palëve të treta.

Për këtë arsye Vatra Ventures vlerëson përdorimin e hyperlinkeve në faqe.

Megjithatë në qoftë se shfaqen disa hyperlinks në faqe ju lutem vini re se Vatra Ventures:

  • tregon burimin origjinal të hyperlinkut kur ai lidhet me përmbajtje të palëve të treta

  • nuk pretendon pronësinë ose ndonjë të drejtë tjetër mbi përmbajtjen e palëve të treta

Përdorimi i informacionit

Informacioni që ju do të dorëzoni do të përdoret për:

  • menaxhimin e kërkesave tuaja

  • përmirësimin e website dhe aplikacionit

  • përmirësimin e shërbimeve që ju ofrohen

Vatra Ventures mund të përdorë informacionet tuaja personale për:

  • qëllime marketingu

  • dërgimin e materialeve promocionale

  • komunikime për shërbime të partnerëve

Menaxhimi i faqes

Menaxhimi i faqes është e drejtë ekskluzive e Vatra Ventures.

Përdoruesit u ndalohet:

  • të modifikojnë përmbajtjen e faqes

  • të ndërhyjnë në funksionimin e saj

  • të ngarkojnë viruse apo kode të dëmshme

Dhënie e informacionit palëve të treta

Informacionet personale mund t’u jepen palëve të treta në rastet kur:

  • kërkohet për një transaksion të pasurive të paluajtshme

  • kërkohet nga autoritetet ligjore

  • kërkohet nga institucionet rregullatore

Duke përdorur faqen ju pranoni këtë transferim të informacionit.

Blogs, forume dhe media sociale

Faqja mund të përmbajë:

  • blogje

  • forume

  • wiki

  • aplikacione sociale

Çdo informacion që përdoruesi publikon aty është përgjegjësi e vetë përdoruesit. Vatra Ventures nuk mban përgjegjësi për përdorimin e tij nga të tjerët.

Siguria e informacionit

Ne përdorim standarde teknologjike dhe operative për të mbrojtur informacionin nga:

  • aksesi i paautorizuar

  • ndryshimi i të dhënave

  • shkatërrimi i të dhënave

Përpunimi i të dhënave kryhet nga Vatra Ventures në përputhje me ligjin shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale.

Reklamat e palëve të treta

Faqja mund të përmbajë reklama ose linke drejt faqeve të palëve të treta.

Këto faqe:

  • nuk janë në pronësi të Vatra Ventures

  • nuk janë nën kontrollin e Vatra Ventures

Ndryshime të Deklaratës së Privatësisë

Vatra Ventures mund të modifikojë këtë deklaratë në çdo kohë. Përdoruesit do të njoftohen përmes emailit për çdo ndryshim.

Mbrojtja e privatësisë së fëmijëve

Ky website nuk është i dizajnuar për persona nën 18 vjeç dhe Vatra Ventures nuk mbledh qëllimisht të dhëna nga të miturit.

Shkarkimi nga përgjegjësia

Përdoruesi pranon të mbrojë dhe të mbajë të paprekur Vatra Ventures, bashkëpunëtorët dhe punonjësit e saj nga çdo pretendim, humbje ose dëm që lidhet me përdorimin e faqes.

Disclaimers

Në masën e lejuar nga ligji në fuqi, Vatra Ventures nuk mban përgjegjësi për:

  • humbje fitimi

  • ndërprerje biznesi

  • humbje të dhënash

  • dëme ekonomike indirekte

Të drejtat e autorit

Kjo faqe/aplikacion mbrohet nga legjislacioni në fuqi për të Drejtat e Autorit.

Përmbajtja nuk mund të:

  • kopjohet

  • modifikohet

  • riprodhohet

pa lejen e Vatra Ventures.

Të gjitha të drejtat e rezervuara – Vatra Ventures.

Compare Listings