Gjykatat / Sistemi Gjyqësor

Sistemi gjyqësor në Shqipëri luan një rol thelbësor në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ligjore që lidhen me pasuritë e paluajtshme. Në proceset e shitjes, blerjes, trashëgimisë apo investimeve në prona, gjykatat mund të përfshihen në raste konflikti mbi pronësinë, kontratat, kufijtë e pasurisë, detyrimet financiare apo çështje të tjera civile.

Gjykatat në Shqipëri janë përgjegjëse për shqyrtimin dhe zgjidhjen e çështjeve ligjore, përfshirë konfliktet mbi pronësinë dhe të drejtat reale mbi pasuritë e paluajtshme.

Shërbimet kryesore:

  • Zgjidhje e konflikteve dhe mosmarreveshjeve pronësore, por jo vetem
  • Gjykim i çështjeve civile dhe administrative
  • Vendime mbi të drejtat e pronësisë

Njohja e statusit ligjor të një prone është një hap i rëndësishëm për të garantuar siguri dhe transparencë në çdo transaksion imobiliar.

Kur të duhet kjo?

  • Kur ke konflikt për pronësinë
  • Kur kontestohet një kontratë shitblerjeje
  • Kur kërkon njohje apo rivendosje të së drejtës së pronës
  • Sherbime te tjera, etj.

Compare Listings