Gjykatat / Sistemi Gjyqësor
Sistemi gjyqësor në Shqipëri luan një rol thelbësor në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ligjore që lidhen me pasuritë e paluajtshme. Në proceset e shitjes, blerjes, trashëgimisë apo investimeve në prona, gjykatat mund të përfshihen në raste konflikti mbi pronësinë, kontratat, kufijtë e pasurisë, detyrimet financiare apo çështje të tjera civile.
Gjykatat në Shqipëri janë përgjegjëse për shqyrtimin dhe zgjidhjen e çështjeve ligjore, përfshirë konfliktet mbi pronësinë dhe të drejtat reale mbi pasuritë e paluajtshme.
Shërbimet kryesore:
- Zgjidhje e konflikteve dhe mosmarreveshjeve pronësore, por jo vetem
- Gjykim i çështjeve civile dhe administrative
- Vendime mbi të drejtat e pronësisë
Njohja e statusit ligjor të një prone është një hap i rëndësishëm për të garantuar siguri dhe transparencë në çdo transaksion imobiliar.
Kur të duhet kjo?
- Kur ke konflikt për pronësinë
- Kur kontestohet një kontratë shitblerjeje
- Kur kërkon njohje apo rivendosje të së drejtës së pronës
- Sherbime te tjera, etj.